Burim Berisha fiton mandatin e 5-të në Fushë Kosovë
Janë numëruar mbi 95 % e votave në Fushë Kosovë.
Burim Berisha i LDK-së, sipas rezultateve të përditësuar 20:03, është fitues me 66,05%.
Ky do të jetë mandati i 5-të i tij.
Ai la mbrapa Enver Bajqincen e VV-së me 33.9 %.
Berisha në zgjedhjet e kaluara në vitin 2017 ka fituar pa balotazh me 63.84 për qind të votave.
Në zgjedhjet e vitit 2013, Berisha ka fituar në raundin e parë, pa balotazh me 64.33 për qind të votave.
Pa balotazh Berisha kishte fituar edhe në zgjedhjet e mbajtura në vitin 2009 me 56.99 për qind të votave.
Kurse, në zgjedhjet e vitit 2007 sipas KQZ-së në raundin e parë LDK kishte arritur të fitoj vetëm 35.02 për qind, kurse në raundin e dytë në balotazh Berisha kishte fituar me 55.77 për qind të votave duke lënë pas kandidatin e PDK-së Ahmet Krasniqi me 44.23 për qind.