Burim Hasani, kandidat për deputet: Do të angazhohem për një Podujevë më të zhvilluar

15 dhjetor 2024 | 12:04

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar dje në Podujevë, ku ka bërë prezantimin e kandidatëve për deputetë.

Me ketë rast, kandidati për deputet nga AAK-ja, Burim Hasani, ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen dhe mbështetjen në këtë tubim, duke theksuar se si kandidat për deputet në listën fituese, ndjen një përgjegjësi të veçantë për të qëndruar pranë qytetarëve dhe për të mbrojtur vlerat që na bashkojnë.

“Përvoja ime si anëtar i Kuvendit komunal, kryesues i komisionit të aksionarëve në ndërmarrjen Publike, si anëtar i komitetit për zhvillim ekonomik dhe si afarist, më ka mësuar se rezultatet vijnë vetëm kur punojmë të bashkuar. Si kandidat për deputet, unë ju premtoj dhe ju garantoj se do të angazhohem për një Podujevë më të zhvilluar dhe më të fortë. Do t’i shtyjmë proceset e rëndësishme për Podujevën dhe Kosovën ashtu siç i kemi shtyrë në këtë mandatë në komunën e Podujevës, ku kemi qenë në bashkëqeverisje për të mirën dhe zhvillimin e vendit!”, ka thënë ai.

Hasani ka shtuar se: “Së bashku mund t’i bëjmë realitet! Për të ardhmen që gjeneratat e reja presin nga ne”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shasivar Haxhijaj, kandidat për deputet në listën e PDK-së me…