
Burim Ramadani emërohet koordinator nacional për integrim dhe anëtarësim në NATO
18 prill 2019
| 16:45
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka bërë plotësim ndryshimin e vendimit për themelimin e Komitetit Ndërministror për Integrim dhe Anëtarësim në NATO.
Po në këtë mbledhje me një vendim të veçantë zëvendësministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Burim Ramadani, është emëruar në pozitën e koordinatorit nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO.
/Epoka e re/