Burim Ramadani publikon draftin evropian për Asociacionin, do të financohet edhe nga Serbia (video)
Burim Ramadani, analist i sigurisë, ka publikuar draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që u propozua nga pesë emisarë të BE-së dhe ShBA-së.
Ai ka dhënë disa detaje për këtë draft, sipas tij, selia e Asociacionit do të jetë në Mitrovicën Veriore, drafti ka 45 nene dhe ndahet në 7 kapituj do të ketë simbolet e veta.
“Asociacioni do ketë të drejtë të bashkëpunojë brenda fushave të kompetencave të anëtarëve të vet me komuna dhe institucionet duke përfshirë agjencitë qeveritare në Serbi. Një bashkëpunim i tillë do të merr formën e ofrimit nga institucionet e Serbisë të asistencës teknike dhe financiare, duke përfshirë pajisjet në zbatim të kompetencave komunale. Donacionet e mallrave dhe pajisjeve nga Serbia nga çdo taksë ose detyrim”, thotë Ramadani.
Kjo është video e plotë dhe komentimi nga ai: