Burim Shala përforcon shtabin teknik të Llapit
10 qershor 2024
| 22:16
Përmes një komunikate zyrtare klubi i Llapit ka bërë të ditur se se Burim Shala është bërë pjesë e tyre në rolin e ndihmëstrajnerit të ekipit.
Shala si një trajner me përvojë të madhe bëhet pjesë e Llapit pasi paraprakisht ishte trajner i ekipit të Fushë Kosovës.
“Klubi Futbollistik Llapi ka kënaqësinë të njoftojë se Burim Shala është bërë pjesë e shtabit teknik të skuadrës sonë si ndihmëstrajner i ekipit. Me përvojën e tij të pasur si futbollist dhe trajner, presim që ai të ndihmoj klubin në arritjen e objektivave”, shkruhet në njoftimin e klubit.