Burimi thotë se u ndje i bullizuar brenda shtëpisë së BBVK-së

01 dhjetor 2024 | 20:20

Burim Vatovci u eliminua të premten nga Big Brother VIP Kosova 3.

Ish-konkurrenti ka lënë përgjysmë garën dhe çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

I ftuar në “Big Talk”, në intervistën e parë pas daljes nga ky format, ai ka përmendur gjërat që mendon se e penalizuan më shumë.

I njëjti duket se i ka rënë pishman dhe se tani mendon ndryshe për videon e Rezit, ku ai në një formë po e bullizonte për mënyrën se si ec dhe shikon.

“Penalizimi i lojës time ka qenë mosreagimi ndaj bullizimit. Se kanë qenë dy raste që isha i bullizuar. Jam ndjerë i bullizuar por kam menduar që duke mos e shfaqur. Nuk e di si më erdhi ajo dhe kur i pashë videot jashtë siç kanë dalur edhe i kërkoj falje të gjithë njerëzve që janë si unë sepse nuk kam reaguar si është dashur të reagoj”, u shpreh Vatovci.

Ish-konkurrenti tutje theksoi: “Bullizimi i parë ka qenë i Rezit që jashtë është parë si bullizim që kanë reaguar edhe VIP-at e Kosovës, aty e kuptova gabimin tim por secili njeri gabon.
Falënderoj publikun që ka shprehur përkrahje për mua pa marrë parasysh çka-do që ka ndodhur. Bullizimi tjetër ka qenë prej Arionit, se ai është bullizues”.

Burimi vlen të ceket se qëndroi për më shumë se një muaj në këtë reality shou.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka mbajtur tubim me mërgatën…