Burnley, 28 milionë euro për Muriqin
29 janar 2020
| 14:42
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është një nga lojtarët më të lakmuar nga skuadrat evropiane.
E fundit që i shtohet garës për transferimin e tij është skuadra e Burnleyt, e cila është gati të ofrojë 28 milionë euro.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi turk “Milliyet”. Në anën tjetër Fenerbahçe nuk është e interesuar ta shesë Muriqin deri në afatin kalimtar të verës, por kjo nuk po pengon skuadrat e mëdha që ta kërkojnë Muriqin.
/Epoka e re/