
Burnley ndali Unitedin në “Old Trafford”
29 janar 2019
| 23:17
Manchester United i Ole Gunnar Solskjaer është ndalur pas tetë fitoresh radhazi të marra në të gjitha kompeticionet (gjashtë në kampionat).
“Djajtë e Kuq”, në fakt, kanë barazuar 2-2 në shtëpi me Burnley. Barnes (51’) ka zhbllokuar takimin pas një gafe të Pereiras dhe Wood (81’) ka realizuar golin e dytë për miqtë.
Vendasit janë zgjuar në minuta e fundit dhe kanë arritur të marrin një pikë nga një ndeshje që dukej e mbyllur falë penalltisë së Pogba (87’) dhe golit të realizuar mes rrëmujës nga Lindelof (92’).
United mbetet në vendin e gjashtë pas kësaj humbje, dy pikë larg Chelseat të vendit të katërt, por blutë kanë një ndeshje më pak.