Burnley përmbysi Leicesterin
19 janar 2020
| 16:53
Pavarësisht se në këtë kampionat Leicester City është skuadër më e mirë se Burnely, kjo nuk ka mjaftuar sot për të shënuar fitore, pasi skuadra e drejtuar nga Sean Dyche fitoi me shifrat 2-1.
Në pjesën e parë për mysafirët realizoi Harvey Barnes, por vendasit u rikthyen në pjesën e dytë dhe e përmbysën rezultatin me golat e Chris Wood dhe Ashley Westwood.
Në orën 17:30 zhvillohet derbi në mes Liverpoolit dhe Manchester United.
/Epoka e re/