Burns i Prishtinës, MVP i javës 10-të
ProCredit Superliga në basketboll u rikthye me ndeshje interesante.
Sfida kryesore u zhvillua në kryeqytet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, ku bardhekaltrit ishin më të mirë në pjesën e parë, derisa therandasit në të dytën për të shkuar ndeshja në vazhdime, ku prishtinasit triumfuan 93:89.
Më i miri te vendasit ishte Damiree Burns me dyshifror të dyfishtë me 24 pikë e 17 kërcime, si dhe katër asistime, derisa u ndihmua nga Daniel Lekndreaj me 18 pikë, 12 kërcime dhe pesë asistime.
Bashkimi fitoi derbin e qytetit ndaj Proton Cable Prizrenit, ku më i miri ishte Jayveous Mckinnis me 24 pikë e 11 kërcime.
Peja shënoi fitore të rëndësishme ndaj Proton Cable Prizrenit, ku te verdhezinjtë më i miri ishte Jasquez Yow me 19 pikë, dhjetë kërcime dhe pesë asistime.
Trepça fitoi ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, ku më i miri te mitrovicasit ishte qendra Samuel Hunter me 17 pikë, katër kërcime dhe dy asistime.
Top 5-shja
Damiree Burns (Sigal Prishtina) 24 pikë, 17 kërcime, 4 asistime, 34 indeksi
Jayveous Mckinnis (Bashkimi) 24 pikë, 11 kërcime, / asistime, 35 indeksi
Jasq (Peja) 19 pikë, 10 kërcime, 5 asistime, 31 indeksi
Daniel Lekndreaj (Sigal Prishtina) 18 pikë, 12 kërcime, 5 asistime, 25 indeksi
Samuel Hunter (Trepça) 17 pikë, 4 kërcime, 2 asistime, 23 indeksi
MVP
Damiree Burns (Sigal Prishtina) 24 pikë, 17 kërcime, 4 asistime, 34 indeksi