Burrat e PDK-së bëjnë konak në Prekaz
07 gusht 2018
| 23:16
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ish-deputetët Adem Grabovci e Rafet Rama, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe anëtarët tjerë të këtij subjekti politik, sonte kanë qëndruar në Prekaz.
Lajmin e ka bërë me dije zëvendësministri i Drejtësisë, Fadil Nura, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”.
“Sonte me Krytarin e PDK-së, shkelqesinë e tij, z. Kadri Veseli dhe shumë miq tjerë në konakun e gjeneral Fadil Kodrës”, ka shkruar ai.