Burrave iu mohohet e drejta për të marrë pjesë në procesin e lindjes

25 gusht 2018 | 13:14

Kohëve të fundit shumë baballarë marrin pjesë në lindjen e fëmijëve të tyre, por për të realizuar këtë të drejtë të tyre, ata duhet të shkojnë në spitale private pasi që në spitalin publik të Prishtinës (QKUK) një gjë e tillë ende nuk lejohet.

Kjo nuk është një traditë që është praktikuar shumë as në të kaluarën e as sot, porse, tani meshkujt kanë filluar të vetëdijesohen për rëndësinë që ka prezenca e tyre gjatë lindjes së foshnjës, por, edhe në rastet kur ata dhe partneret janë të gatshëm të përfshihen së bashku në këtë proces, nuk iu jepet kjo mundësi.

Për shtatzënën Marigona Misini prania e bashkëshortit në procesin e saj të lindjes është tejet e nevojshme, pasi që siç thotë ajo, në këtë mënyrë do ta kishte shumë më të lehtë gjatë dhe pas lindjes.

Ajo shprehet e indinjuar me faktin se një gjë e tillë nuk lejohet në spitalin publik.

E zëvendësdrejtori i repartit të Gjinekologjisë në QKUK, Fehmi Zeqiri, fajin për gjithë këtë ia lë mungesës së infrastrukturës.

Ai në një prononcim për “KosovaPress”, ka thënë se janë një mori kushtesh që duhen plotësuar para se një gjë e tillë të ndodhë.

“Nuk ka kushte sepse për të prezantuar bashkëshorti duhet pasur dhoma të posaçme, të ketë shërbime adekuate. Ne i kemi 10 salla ku lindin gratë dhe dëgjohen zërat e zhurma, andaj për momentin nuk ka kushte”, tha ai.

Ndërsa, është udhëheqësja e programit të UNFPA-së në Kosovë, Visare Mujko Nimani, e cila bënë të ditur për  “KosovaPress”, se janë duke punuar për të realizuar të drejtën e bashkëshortëve që të marrin pjesë në procesin e lindjes.

Teksa kjo po zgjatë shumë, ajo thotë se janë vet familjes dhe qiftet ata që duhet të bëjnë presion tek institucionet dhe në maternitete që t’iu lejohet një gjë e tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maja Kocijancic, zëdhënëse e Zyrës së Përfaqësueses së Lartë të…