Burrë e grua nga Kosova humbin jetën nga përmbytjet në Gjermani
Tashmë kur ka filluar të qetësohet sutuata metorologjike në Gjermani dhe në shtetet tjera evropiane, kanë filluar edhe të identifikohet të mbyturit e të zhdukurit.
Numri i viktimave nga përmbytjet e fundit në Gjermani po vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë.
Në mesin e viktimave fatkeqësisht janë edhe një çift nga Kosova të cilët jetojnë në Gjermani.
Trupi i pajetë i burrit tanimë është identifikuar, ndërsa gruaja vazhdon të jetë nën gërmadha.
Burime të “Indeksonline”, bëjnë me dije se ky çift është më prejardhje nga komuna e Pejës.
Të paktën 156 persona kanë vdekur në Gjermani, në atë që është përshkruar si përmbytjet më të këqija në historinë e këtij shteti.
Përveç Gjermanisë më këtë situatë po përballën edhe Luksemburgu, Belgjika, Austria dhe Zvicra.