Burrë e grua nga Rahoveci vdesin brenda dy ditësh nga koronavirusi
23 gusht 2020
| 17:08
Gjatë ditës së sotme një 70-vjeçar nga fshati Pataqan i Epërm i Rahovecit, ka humbur betejën me koronavirusin.
Dy ditë më parë nga po ky virus ka ndërruar jetë edhe bashkëshortja e të ndjerit.
Rastin për “klankosova.tv” e ka konfirmuar i pari i Rahovecit, Smajl Latifi.
“Gruaja ka vdekur para dy dite më parë më 21 korrik, ka qenë 68 vjeçare ndërsa sot ka ndërruar jetë bashkëshorti i saj 70 vjeçar, të dy kanë qenë të konfirmuar me Covid-19”.
“Viktimat kanë ndërruar jetë në Spitalin e Gjakovës, burri do të varroset sot në 19:30”, ka thënë Latifi.