Burrë e grua rrihen mes vete në Malishevë
29 tetor 2021
| 11:58
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Malishevë.
Në njoftimin e policisë është thënë se janë arrestuar burrë e grua, pasi që janë rrahur në mes vete.
Sipas policisë, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Malishevë, 28.10.2021 – 17:30. Janë arrestuar burrë e grua kosovarë, pasi që janë rrahur në mes vete. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, është thënë në njoftim.