Burrel, shpërthim eksplozivi pranë shkollës “31 Korriku”
26 mars 2018
| 07:19
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e së dielës në lagjen “Partizani” në Burrel.
Shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të lënduar.
Mësohet se sasia e eksplozivit i është vendosur një lokali që ndodhet në katin e parë të një ndërtese dy katëshe përballë shkollës “31 Korriku”.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dha ka nisur hetimet për arsyet e mundshme dhe identifikimin e autorëve të ngjarjes.