
Burri më i gjatë dhe gruaja më e shkurtër në botë pozojnë bashkë
30 janar 2018
| 10:49
Burri më i gjatë dhe gruaja më e shkurtër në botë janë takuar së bashku në Egjipt për të realizuar një fotografi mbresëlënëse.
Sulltani Kosen, 35 vjeç, nga Turqia është njeriu më i gjatë në botë me një gjatësi prej 2.5 metrash.
Dhe Jyoti Amge, 24 vjeç, nga India, është quajtur gruaja më e shkurtër dhe është vetëm 60 centimetra. Të dy u futën në rekordet Gines në vitin 2011.