Burri gjendet i mbytur në lumë
06 maj 2018
| 21:30
Një 55-vjeçar është gjetur i mbytur në lumë këtë të diel, në Slabinjë të Pogradecit.
“Jemi njoftuar se në fshatin Slabinjë, është gjetur i mbytur në lumë shtetasi B.J, rreth 55 vjeç, banues në fshatin Jollë. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune”, njoftoi Policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.