Burri i Albulena Haxhiut punësohet si këshilltar i ministrit Krasniqi

14 gusht 2022 | 14:22

Një emërim i ri që lidhet me familjarë të njerëzve kryesorë të qeverisë ka ndodhur së fundi në ekzekutivin e udhëhequr nga Albin Kurti.

Më 5 gusht të këtij viti, Alban Krasniqi, bashkëshorti i Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu është emëruar këshilltar i jashtëm politik i ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, raporton “Gazeta10”, që e ka siguruar vendimin.

Në pikën 3 të vendimit është thënë se mandati i Krasniqit tek MAPL-ja zgjatë deri sa të pushojë mandati i ministrit aktual. Ndërkohë, në pikën 4 të vendimit është thënë se Krasniqi nuk do të paguhet nga buxheti i Republikës së Kosovës dhe “nuk shkakton shpenzime për Buxhetin e Kosovës”.

“Të ardhurat mund të sigurohen përmes donatorëve të ndryshëm të jashtëm të cilët mund të ofrojnë përkrahje të tillë konform legjislacionit në fuqi”, është thënë në vendim.

Alban Krasniqi dhe Albulena Haxhiu nuk i janë përgjigjur thirrjeve të vazhdueshme të dielën, por ministri Elbert Krasniqi e ka hapur telefonin.

“Është ditë vikendi. Bëni pyetjet me shkrim dhe ju përgjigjet kabineti”, ka thënë ministri Krasniqi për “Gazeta10”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ismet Rashiti Dashtë e padashtë jemi përfshirë në një…