Burri i Rita Ores Taika Waititi: Të kesh një kosovare në krah nuk duhet të ngatërrohem me të, ajo është një gangstere e vogël
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi, kanë pozuar së fundmi për revistën “Vogue Australia”.
Ata kanë dhënë një intervistë të gjatë bashkërisht, ku kanë folur gjerë e gjatë në edicionin e muajit qershor të kësaj interviste.
Mes të tjerash, çifti i famshëm hollivudian janë pyetur edhe se si është të kesh në krah njëri-tjetrin, ku secili prej tyre ka dhënë përgjigje të ndryshme.
“Ndihesh e sigurt, kjo është ajo që më pëlqen. Dhe kjo është fjala ime e preferuar. Unë mendoj se në jetë thjesht dëshiron të ndihesh rehat dhe dëshiron të ndihesh e sigurt me atë që po bën, dhe ke dikë që të lartëson dhe të bën versionin më të mirë të vetes. Kjo është gjithçka që mund të kërkoni. Ndihesh e qetë, e sigurt dhe mirë”, ka thënë Rita.
Ndërkohë, regjisori i filmit “Thor: Love and Thounder” vuri në dukje se si është të kesh një shqiptare nga Kosova në krah.
“Unë do të pajtohesha me të gjitha këto që tha Rita. Kam një kosovare në krah. Dhe ti nuk ngatërrohesh me këta njerëz. Unë kam një gangstere të vogël që ka kurrizin tim, gjë që është vërtet interesante për mua. Sinqerisht, për mua, është të kem mikun tim më të mirë të jetës, e cila më ka mbështetur gjithmonë dhe, si dikush për të cilin më intereson, të mos bëj asgjë tjetër përveçse thjesht të shoqërohem me atë person”, tha Waititi për “Vogue Australia”.
Rita dhe Taika përndryshe janë martuar vitin e kaluar në një dasmë sekrete, ndërkohë që lajmin për kurorëzimin e tyre, këngëtarja shqiptare e bëri publik tek në janar të këtij viti.