Burri martohet me tri të dashurat e tij
Një burrë është martuar me tre të dashurat e tij në të njëjtën kohë gjatë një ceremonie fisnore treditore.
Dasma e pazakontë u zhvillua të dielën, me dhëndrin i cili lidhi kurorë me tre të dashurat e tij në Madhya Pradesh, Indi.
Ai mësohet se ka qenë në një lidhje 15-vjeçare me të tre femrat.
Edhe pse poligamia është e paligjshme në Indi, ajo praktikohet shpesh në traditën fisnore në një përpjekje për të marrë pranim shoqëror, transmeton Klankosova.tv.
Poligamia është e ligjshme në disa pjesë të botës, si Republika Demokratike e Kongos, ku një burrë së fundmi u martua me trenjaket që i propozuan njëkohësisht.
Burri, i identifikuar vetëm si Luwizo, pati një martesë mahnitëse në Republikën Demokratike të Kongos, ku njerëzit janë ligjërisht të lirë të martohen me më shumë se një person.
Tre bashkëshortet e tij të reja, Natasha, Natalie dhe Nadege nuk mund të dukeshin më të lumtura gjatë ditës së tyre të madhe në Kalehe, pranë kufirit me Ruandën. Luwizo tha se nuk mund të thoshte jo kur të gjithë e shtruan pyetjen. Ai me përkushtim tha po kur të gjithë i propozuan, duke shpjeguar se e ndjente se ishte “i detyruar sepse janë trenjake”.