Burri më i vjetër në botë jeton në Porto Riko

01 korrik 2021 | 12:25

Emilio Flores Marquez, një ish-fermer i kallamit të sheqerit nga Porto Riko, është zyrtarisht burri më i vjetër në botë, pasi është bërë pjesë e librit të rekordeve “Guinnes”.

Ai ka lindur në qytetin verilindor Carolina më 8 gusht të vitit të largët 1908. “Babai më rriti me dashuri. Ai gjithmonë na thoshte që të ndajmë gjithçka me të tjerët, të bëjmë mirë. Përveç kësaj, Krishti jeton me mua”, ka thënë Emilio Flores Marquez i cili është 112 vjeç e 326 ditë.

Marquezi ka marrë këtë vend në librin e rekordeve “Guinness” pas vdekjes së rumunit Dumitru Comanescu vitin e kaluar, në moshën 111 vjeç e 219 ditë.

Ndërkohë, femra më e vjetër në botë është japonezja Kane Tanaka, e cila ka lindur më 2 janar 1903 dhe aktualisht është 117 vjeçe e 41 ditë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe ish-njeri ndër…