Burri me mjekrën më të gjatë në botë
02 tetor 2018
| 13:58
Një burrë nga India ka deklaruar se ka mjekrën më të gjatë në botë që arrin 6.7 metra. Girdhar Vyas është bërë i njohur në vendin e tij dhe pozon shpesh me fansat vetëm për shkak të mjekrës. Ai ka nisur t’i rrisë mustaqet që prej vitit 1985 dhe është i bindur se askush në botë nuk i ka më të gjata. Në një intervistë për “BTV”, Girdhar ka shpjeguar rutinën e përditshme ku kalon nga tri orë duke aplikuar vaj dhe piper në mjekër.