Burri në Fushë-Kosovë raportoi se i ka humbur gruaja, ajo iu lajmërua nga Malisheva: Jam martuar
06 maj 2024
| 08:12
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Kështu ndodhi edhe në Fushë Kosovë, ku u raportua e zhdukur një grua.
Gazeta ka mësuar se rasti ishte denoncuar në Polici nga burri i saj para rreth dy javësh, i cili kishte kërkuar ndihmë për gruan që u largua nga shtëpia dhe s’kishte informacione për të.
Pas raportimit, policia ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka zbuluar se gruaja ndodhet në Malishevë.
Ajo është intervistuar nga hetuesit policorë dhe ka deklaruar se ka vendosur të martohet me një burrë tjetër.
Gruaja ka deklaruar se nuk është abuzuar e as keqtrajtuar nga askush.
Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.