![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/09/rrahje-dhune-600x358-1.jpg)
Burri në Klinë e bën për spital gruan e tij, i dyshuari në arrati
12 shkurt 2025
| 12:30
Një burrë në Klinë e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e saj.
Policia ka bërë me dije se gruaja ka pranuar tretman mjekësor dhe është hospitalizuar në spitalin e Pejës, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
“Është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është hospitalizuar në spitalin e Pejës, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati, rasti nën hetime”, ka njoftuar policia.