Burri në Mitrovicë dyshohet se sulmoi fizikisht gruan dhe vajzën e tij, arrestohet

13 janar 2024 | 08:48

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi që dyshohet se sulmoi fizikisht bashkëshorten dhe vajzen e tij të mitur, njofton Veriu Info.

Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti policor:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Mitrovicë 12.01.2024-01:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tyre të mitur. Si pasojë e sulmit, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se në Kosovë fundjava do…