Burri në Rahovec ushtron dhunë psikike ndaj bashkëshortes
16 qershor 2024
| 08:40
Një person është arrestuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.
“DHUNË NË FAMILJE- Rahovec / 14.06.2024 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës bashkëshortes së tij kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”