Burri në Shtime rrah bashkëshorten, arrestohet

30 maj 2024 | 08:58

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Shtime, ku një 43-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, kur, pas një debati verbal, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas, duke i shkaktuar lëndime trupore, por edhe shqetësim e frikë.

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në polici, ku ka rrëfyer çfarë i kishte ndodhur.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori i shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit dhe të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, sot do ta…