
Burri, nënkryetar i parë i FFK-së
31 tetor 2018
| 14:58
Anëtari i Bordit Ekzekutiv në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe ish-kryetar i KF Besa, Bakir Burri është emëruar nënkryetar i parë i FFK-së.
Këto ndryshime ende nuk janë zyrtarizuar nga Federata e Futbollit, por gazeta ka mësuar se Burri do të jetë zëvendësuesi i parë i kryetarit Agim Ademi, kurse nënkryetari i dytë do të jetë Agim Dibrani.
/Epoka e re/