Burri nga Bosnja niset në këmbë për në Haxh
5 mijë kilometra rrugë në këmbë.
Kaq do t’i bëjë Rifat Kariq nga Bosnja dhe Hercegovina, i cili është nisur për në Haxh.
Ai ka treguar edhe historinë se si kishte nisi gjithçka.
Siç shkruan gazeta “Klix.ba”, Kariq për 19 vjet ishte shofer autobusi që transportonte pelegrinët nga Bugojno në Mekë dhe mbrapa.
Burri nga Bosnja ka shpjeguar se pikërisht atëherë është krijuar dëshira dhe qëllimi për të ecur në të njëjtën rrugë.
Edhe pse ka dashur ta bëjë shumë më herët, ky vit pas shumë vitesh punë është viti kur ai ka lënë gjithçka dhe është drejtuar drejt vendit të shenjtë të myslimanëve.
“Ishte një ëndërr. E pashë në ‘Facebook’ se Senad Haxhiq nga Banoviqi u nis në këmbë për në Mekë për të kryer Haxhin. Lajmi më befasoi. Megjithatë, lufta në Siri ndodhi dhe unë duhej ta shtyja këtë udhëtim”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar se askush nuk e dinte për këtë planifikim.
“Duke punuar si shofer, ndërsa jam në pushim, i kam planifikuar të gjitha nga rruga e lëvizjes deri te gjërat dhe pajisjet e nevojshme dhe kam blerë nga pak në të gjithë Evropën. Si një malësor, e di se çfarë më duhet. Pjesa më elementare e pajisjeve janë çanta dhe këpucët, gjersa pjesa tjetër blihet edhe rrugës sepse nuk mund të bartësh çdo gjë. Nuk kam pasur asnjë problem dhe jam në gjendje të mirë fizike”, ka thënë ai.
Siç raporton gazeta, Rifat Kariq për momentin ka bërë rreth 1 mijë e 400 kilometra, ndërsa në ditë bën rreth 40 kilometra që thotë se do të mjaftojnë deri në fund për të arritur në kohë.