Burri nga Shtërpca gjendet i vdekur në shtëpinë e tij
14 shkurt 2022
| 09:54
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Shtërpcë.
Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërkaq trupi i pajetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Shtërpcë, 13.02.2022 – 12:16. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ne vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për Obduksion”, ka bërë të ditur policia.