Burri që rrahu një grua në market, ofendon rëndë gratë e tjera

26 tetor 2021 | 08:19

Policia në Prishtinë ka arrestuar një person, ka rrahur një grua në një market në Prishtinë.

Pamjet e publikuara derisa një burrë rreh një grua në një market në Prishtinë, kanë tronditur vendin, mbrëmjen e së hënës.

Krejt këtë, ai e kishte bërë në sy të bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

Video e momentit është publikuar nga Sinjali, ndërkaq KlanKosova ka publikuar një video tjetër, ku burri shihet i kapur nga policia, derisa ofendon gratë tjera që gjenden në market.

“Qysh ia hin ashtu femrës”, dëgjohet duke i thënë një grua që gjendej në market.

Ai i kthehet me fjalë fyese.

“Ec more **** ju, ku**a jini ju”, thotë ai derisa është i shoqëruar nga policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Princesha Mako e Japonisë është martuar me të dashurin e…