Burri që shpenzoi 20 000 euro për t’u “shndërruar” në ujk
08 janar 2023
| 18:31
Një burrë ka shpenzuar më shumë se 20 000 euro për të krijuar një kostum që e bën të duket si një ujk i vërtetë.
Japonezi pagoi kompaninë Zeppet për të krijuar kostumin real, për të cilin iu desh 50 ditë për ta përfunduar.
“Nga dashuria e madhe që kam për kafshët, doja të bëhesha një i tillë një ditë. Kur e vesha kostumin për herë të parë, u mahnita. Ëndrra ime u bë realitet”, thotë burri që nuk ka pranuar të identifikohet.
Kompania japoneze Zeppet është e njohur për krijim kostumesh që përdoren në televizion apo nëpër filma.
Vitin e kaluar, një tjetër japonez vendosi të shpenzonte rreth 15 000 euro në një kostum qeni.