Burri që u dogj sot në veturë ishte ushtar i UÇK, Berisha: S’e meritove të largohesh kështu

25 dhjetor 2023 | 13:28

Shefqet Krasniqi nga fshati Jeshkovë e Prizrenit, dyshohet se është vetëvrarë pasi ia vuri flakën veturës së tij derisa ishte brenda.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe Zafir Berisha derisa ka theksuar se Krasniqi ishte shembull si prind, si shok, si luftëtar i UÇK-së në shërbim të Kosovës.

Berisha lajmin për vdekjen e tij e ka quajtur si tronditës.

“Prehu në paqe Shefqet Krasniqi! Tronditëse është lajmi për vdekjen tënde o njeri i mirë. Ishe shembull në këtë botë, si prind, si shok, si luftëtar i UÇK-së në shërbim të Kosovës, nuk e ke merituar të largohesh nga kjo botë kështu dhe në këtë kohë!”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka akuzuar vendet perëndimore për nxitjen e tensioneve në…