Burri rrah gruan në Klinë, e bën për spital

16 qershor 2021 | 09:58

Një person është arrestuar pasi nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:00 në fshatin Krushec i vogël, në Klinë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e tij viktimën femër  kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një foshnje është dërguar pa shenja jete nga familjarët e…