Burri rrah gruan, vëllai ther vëllanë, djali sulmon nënën… rastet e mbrëmshme të dhunës

22 nëntor 2022 | 08:45

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë paraqitur shtatë raste të dhunës në familje.

Rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Prishtinë, Podujevë, Ferizaj dhe Skenderaj.

Fushë Kosovë 20.11.2022 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë 21.11.2022 – 03:01. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare e cila ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Podujevë 21.11.2022-15:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se djali i saj i dyshuari mashkull  kosovar me probleme të shëndetit mendor, e ka sulmuar fizikisht. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në QKUK në repartin e psikiatrisë.

Prishtinë 20.11.2022-18:00. Më 21.11.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht me thikë vëllain e tij. Viktima  ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 21.11.2022-19:54. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër, kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ferizaj 20.11.2022 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Skenderaj 21.11.2022-17:07.  Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull  kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amasada Amerikane ka hapur konkurs për një vend të lirë…