Burri sulmon njerëzit me acid, 9 të plagosur, mes tyre zjarrfikës dhe oficerë policie
01 korrik 2024
| 14:29
Nëntë persona janë plagosur në një sulm me acid në një kafene në qytetin gjerman të Bochum.
Policia lokale tha se një burrë “hyri në kafene rreth orës 15:25. dhe derdhi një lëng acid mbi një mysafir të ulur në një tavolinë në zonën e jashtme” duke e lënë viktimën “të plagosur rëndë”.
Një kamariere dhe një grua e ulur pranë burrit u plagosën gjithashtu, si dhe katër oficerë policie dhe dy zjarrfikës, pasi u thirrën në vendngjarje.
Agresori u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pak më pas. Policia thotë se motivi është i paqartë dhe hetimet po vazhdojnë.