Bursa, qendër e bizneseve shqiptare-turke, Shahini: Ejani dhe investoni në trojet e shqiptare
Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) po qëndron në vizitë zyrtare të ftuar nga Oda Ekonomike e Bursës në Turqi, ku po zhvillohen takime bilaterale ndërmjet bizneseve dhe institucioneve të ndryshme.
Me këtë rast, drejtuesit e AKB-së të kryesuar nga kryetari Agim Shahini, janë takuar me Gökhan Biçen, kryetar i Bizneseve Shqiptare në Turqi.
Gökhan Biçen, kryetar i Bizneseve shqiptare në Turqi tha se ne janë themeluar me qëllim të organizimit të bizneseve dhe bashkimit të kapitalit të bizneseve shqiptare në Turqi për të bashkë-investuar në trojet shqiptare në Ballkan.
Agim Shahini, kryetar i AKB-së, ka falënderuar Gökhan Biçen, për punën që është duke e bërë për shqiptarët ne Turqi dhe gjithë rajonin.
“Ky simbol i juaj dhe kjo dhuratë ‘Shqiponja’ ka vlerë të madhe pasi që ju po e ruani traditën shqiptare dhe kjo nuk është e lehtë mbi 5 milion shqiptarët që jetojnë në Turqi të shpërndara nëpër vendet e ndryshme dhe shumica prej tyre të asimiluar. Tani ju jeni të organizuar si më mirë se asnjëherë më parë, pasi që Kosova është bërë shteti i dytë i shqiptarëve në Ballkan ku juve ju ka bërë krenar edhe më shumë që jeni shqiptarë”, tha ai.
Shahini e ftoi z. Biçen që të vijë në Kosovë për të vizituar trojet shqiptare, por edhe për të investuar në vendlindjen e gjyshërve të tij.