Bursat evropiane shënojnë rritje
Në bursat evropiane, sot (e martë), çmimet e aksioneve kanë shënuar një rritje të madhe, duke ndjekur rritjen e indeksit në “Wall Street”, dhe tregjet aziatike, pasi që u zbeh frika nga lufta tregtare në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës.
Indeksi kryesor i aksioneve evropiane (STOXX 600) rreth orës 09:30 ishte në plus 1.4 për qind, që është edhe rritja e tij e parë pas katër ditësh, ndërsa indeksi londinez “FTSE” ishte me fitim 1.40 për qind, në 6.986 pikë, ai i Frankfurtit “DAX” është rritur 1.75 për qind, në 11.993 pikë dhe e ai i Parisit “CAC” 1.60 për qind, në 5.146 pikë.
Rritja e fuqishme e këtyre indekseve vjen pas rritjes së çmimeve në aksioneve në Wall Street për më shumës se 2.5 për qind, që është edhe rritja më e madhe ditore e shënuar në 30 muajt e fundit.