Bursat rrëzohen, kompanitë falimentojnë

17 mars 2020 | 10:11

Bankat qendrore kryesore të botës, përfshirë Rezervat Federale, ndërhynë për t’i ulur normat bazë të interesit dhe për t’i mbajtur tregjet financiare likuide, por në mëngjesin e së hënës bursat në ShBA ndërprenë tregtimin dy herë për shkak të rënieve masive. Mëngjesin e së hënës, (ora 3 pasdreke me orën shqiptare), treguesi S&P 500 pësoi një rënie të menjëhershme në masën 8 %. Sipas rregullave kundër tregtimit të aksioneve në gjendje paniku, bursa ndërpreu veprimtarinë për 15 minuta, një masë që zbatohet shumë rrallë nga bursat dhe që synon t’i shtyjë tregtarët dhe investitorët ta rivendosin gjakftohtësinë në vete para se të fillojnë sërish të shesin e të blejnë. Ndalimi nuk bëri shumë punë në këtë rast. Treguesit kryesorë të bursës në Nju Jork ranë 12 %.

Kompanitë ajrore në të gjithë botën filluan të kërkojnë ndihmën financiare nga qeveritë respektive për të shpëtuar nga falimenti. Tashmë u bënë shumë javë që fluturimet ajrore janë pakësuar ndjeshëm, ndërsa pritet të pakësohen më tutje brenda pak ditësh.

Fabrikat kryesore të industrisë së makinave në Evropë ngadalësuan prodhimin apo u mbyllën për shkak të vështirësive për t’i respektuar kriteret e distancës shoqërore me kushtet e punës në vende të ngjeshura me punëtorë që punojnë në procese seri.

“Fiat Chrysler Automobiles” ndaloi prodhimin për dy javë në shumicën e fabrikave të veta në Evropë. Kompania franceze PSA, e cila prodhon Peugeot, Opel dhe Vauxhall, njoftoi mbylljen e fabrikave të saj deri më 27 mars. Ford mbylli fabrikën e saj në Valencia të Spanjës pasi tre punëtorë rezultuan pozitiv me Covid 19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së hënë një numër rekord prej 14 mijë…