Busek: Kosova ka shënuar storie të suksesit

16 shkurt 2018 | 15:38

Një delegacion i lartë austriak, i kryesuar nga Erhard Busek, ish-zëvendëskancelar i Austrisë, Lukas Mandl, deputet i Parlamentit Evropian dhe deputetja Carmen Jeitler-Cincelli, është pritur sot nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një bashkëbisedim miqësor, kryeministri Haradinaj ka falënderuar Austrinë për partneritetin dhe miqësinë e treguar me Kosovën, veçmas në fushën ekonomike, duke treguar përkushtimin e Qeverisë për të çuar përpara proceset më të rëndësishme, të zhvillimit ekonomik dhe integrimit euroatlantik.

Haradinaj ka falënderuar delegacionin austriak, që bashkë me miq të tjerë, janë sot pjesë e festës së pavarësisë së Kosovës.

Për Erhard Busek, Kosova ka shënuar shumë storie të suksesit dhe sot në festën e 10-vjetorit të saj është në një pozicion pozitiv.

“Austria do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës”, ka thënë Busek, duke e vlerësuar si tejet të rëndësishëm pozicionin e saj në Ballkan.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë përzgjedhur tri ese më të mira nga rreth 20…