Bushati: Çështja Kosovë-Serbi të përmbyllet me njohje reciproke
Një marrëveshje për njohje të ndërsjellët në mes të Kosovës dhe Serbisë do të sillte normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve por edhe garanci të fortë për stabilitetin e rajonit.
Kështu ka thënë ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, në një takim me përfaqësues të Luginës së Preshevës.
Në kulmin e debatit rreth korrigjimit të kufijve, ministri Bushati ka ndarë me bashkëbiseduesit qasjen e Shqipërisë në raport me këto zhvillime, duke e vënë theksin tek rëndësia e vijimësisë së dialogut dhe orientimin e tij në mënyrë efektive, në terma të qartë, pa ekuivok dhe të balancuar për sa i përket zbatimit të plotë të marrëveshjeve dhe avancimin e proceseve integruese të Kosovës.
“Ne i qëndrojmë bindjes tonë se procesi i dialogut duhet të përmbyllet me një Marrëveshje për njohje të ndërsjellë mes dy vendeve, që do të sillte jo vetëm normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes tyre, por edhe do të ishte një garanci e fortë për stabilitetin demokratik të të gjithë rajonit”, ka thënë Bushati. (TCh).