Bushati: Dialogu Kosovë-Serbi të mbyllet me një marrëveshje
31 gusht 2018
| 15:14
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka thënë se inkurajon vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura.
Bushati ka thënë se ky dialog ka nevojë të mbyllet me një marrëveshje, e cila sipas tij do të sillte më shumë stabilitetit në rajon.
“Është e rëndësishme të rishihet angazhimi i të dyja palëve dhe çfarë është arritur në këto procese, sidomos në fushat që lidhen me energjinë, konektivitetin, njohjen reciproke të diplomave, tarifat e roamingut, të cilat në një farë mënyre po e mbajnë ‘peng’ jo vetëm Kosovën dhe Serbinë, por tërë rajonin”, ka thënë Bushati, i cili ndodhet në Vjenë në takimin informal të ministrave të punëve të jashtme të Bashkimit Evropian.