
Bushati përkrah Pacollin për deklaratën e CEFTA-s
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, përveç me ministrin e jashtëm të Bosnjës, në takimin e Western Balkans 6 në të cilin po marrin pjesë ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor, është përplasur edhe me përfaqësuesin e Serbisë.
Kjo përplasje ka ndodhur pasi Pacolli ka kërkuar që në tekstin e deklaratës së përbashkët për respektim të CEFTA-s të përfshihet edhe paragrafi i respektit reciprok ndërmjet vendeve anëtare.
Një gjë të tillë e kanë kundërshtuar Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Në përkrahje të Republikës së Kosovës ka dalë ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili ka qenë i pranishëm në këtë takim.
“Nëse për Bosnjën edhe për Serbinë përbën problem futja e respektit të ndërsjellë në zbatimin e marrëveshjes së CEFTA-s, atëherë Shqipëria qëndron në krah të Kosovës dhe nuk pajtohet me asnjë deklaratë tjetër” , ka deklaruar Bushati.