Bushati: Procesi i Berlinit, mundësia e rajonit
10 mars 2018
| 09:04
Në Forumin Ekonomik Frankofon, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka folur për rëndësinë që ka zhvillimi i ekonomisë në procesin e integrimit evropian.
Bushati ka thënë se procesi i anëtarësimit nuk është një proces burokratik, por që lidhet ngushtësisht me rritjen e mirëqenies së qytetarëve.
Kryediplomati shqiptar e ka vlerësuar procesin e Berlinit të një rëndësie të veçantë sa i përket ekonomisë.
“Procesi i Berlini ka krijuar mundësinë për një hapësirë të përbashkët ekonomike në rajon”, ka thënë Bushati.