Bushati takohet me Kurtin, flasin për sfidat që e presin si kryeministër
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, është takuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Albin Kurtin.
Ata kanë biseduar për sfidat që e presin Kurtin si kryeministër i ardhshëm i Kosovës.
Bushati ka thënë se pritshmëritë janë të mëdha për të jetësuar besimin e qytetarëve të Kosovës duke sjellë një standard të ri qeverisës.
“Me Albinin në një bisedë dje në Tiranë mbi sfidat që e presin si kryeministër i ardhshëm i Kosovës. Pritshmëritë janë të mëdha për të jetësuar besimin e qytetarëve të Kosovës duke sjellë një standard të ri qeverisës shumë të dëshiruar për shqiptarët kudo ku ata jetojnë, si parakusht për të kontribuar në fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon”, ka shkruar Bushati në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/