Bushati, zyrtarit të lartë amerikan: Shqipëria luan rol konstruktiv në rajon
02 shtator 2018
| 11:27
Ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati është takuar me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, gjatë punimeve të një forumi të zhvilluar në Dubrovnik.
Tema e forumit ishte “Forcimi i elasticitetit – Mesdheu, Evropa dhe Ballkani Perëndimor”, në kuadër të të cilit morën pjesë edhe ministra të tjerë të jashtëm të rajonit.
Gjatë takimit me Palmerin, Bushati ka vlerësuar ritmin e reformave të brendshme, duke u ndalur veçanërisht te zbatimi i reformës në drejtësi.
Ndër të tjera, Bushati ka vlerësuar rolin e pazëvendueshëm dhe konstruktiv të Shqipërisë në rajon.