Bushi: Dalim të dytët në grup, marrim Kumbullën ose Brojën

24 maj 2021 | 15:31

Shqipëria U-21 do të luajë kundër Andorrës U-21 në kualifikueset e Evropianit dhe kundër Bullgarisë në miqësore.

Trajneri Bushi u shpreh se do të marrë një tjetër element nga Kombëtarja A që do të pasurojë organikën për të dalë të dytët në grup.

“Kemi marrë lojtarët që janë më në formë. Lojtarët e rinj duhet të kenë etje për Kombëtaren, jo lodhje. Jemi ekip n? rritje, për herë të par? zumë vendin e 3 në sezonin e shkuar. Furnizuam Kombëtaren A, ndërsa tani do kërkojmë vendin e dytë. Jam shumë i kënaqur me kampionatin shqiptar se kanë nxjerrë lojtarë të rinj. Përveç Anglisë në grup, jemi të barabartë me gjithë të tjerët. Do diskutoj me trajnerin dhe mund të marrim një lojtar nga Kombëtarja A që do bëjë diferencën, mund të jetë Broja ose Kumbulla”, ka thënë Bushi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zinedine Zidane nuk do të jetë trajner i Real Madrid…