Bushi: Kosova U21, më lart se Shqipëria

03 tetor 2019 | 18:29

Trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi, e pranoi se Kosova është më lart se kuqezinjtë në këtë grupmoshë dhe se shpresave kuqezi u mungon grinta dhe motivimi.

“Kosova? Kundërshtarin e njohim, është i fortë dhe pretendent për t’u kualifikuar. Ka një grup të lidhur, ndryshe nga ne që bëjmë shumë ndryshime, pasi furnizojmë kombëtaren e parë. 3-4 lojtarë të Kosovës, nuk dua të përmend emra, i kemi kontaktuar para dy vjetësh, por nuk kanë pranuar të vijnë me ne edhe pse për ne nuk është problem. Pika e tyre më e fortë është agresiviteti dhe dëshira që kanë për të fituar, diçka që s’e kanë lojtarët tanë. Ne mundohemi t’i motivojmë, por nuk e di pse nuk e kanë në gjak. Mendoj se Kosova është një hap më lart se ne. Po t’i shikosh lojtarët tanë, kanë më shumë cilësi se ata. Por, kjo grinta duket se e mposht cilësinë. Kosova i ka të gjithë lojtarët që luajnë titullarë dhe marrin minuta”, ka thënë Bushi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka…