Bushi: Medon Berisha e la Kosovën për shiritin e kapitenit në Shqipëri
Medon Berisha, kosovari që la grupmoshat e Përfaqësueses së Kosovës për të kaluar në ato të Shqipërisë, ka marrë një ftesë nga Sylvinho për “Euro 2024”, por tani trajneri i Shqipërisë U21 ka zbuluar mënyrën se si i kanë joshur futbollistët kosovar për ta lënë Kosovën ndër vite, me theks të veçantë Berishën.
Bushi në një konferencë për shtyp zbuloi se kishte kontaktuar Medon Berishën sa ai ishte pjesë e Kosovës dhe i kishte ofruar shiritin e kapitenit për të ardhur në Shqipëri.
“Simoni dhe Berisha kanë qenë pjesë e ekipit A. Simoni ka qenë në stërvitje, për Medon Berishën është hera e parë. Kemi pasur bindje për Berishën që do të ishte shumë herë në ekipin e parë, por ai vajti më herët seç menduam faktikisht. Për ne ka qenë lojtar deciziv, lojtar me personalitet, është ftesa e merituar plotësisht që Berisha ndodhet aty. Mbaj mënd herën e parë kur e kam kontaktuar, ai ishte pjesë e Kosovës dhe i premtova edhe shiritin e kapitenit që të ishte pjesë e Shqipërisë. Ia premtove sepse e shihja që kishte shumë personalitet në fushën e lojës, ishte një lider dhe e meritoi plotësisht, i uroi shumë fat dhe shpresoj që ta kemi në ndeshjen me Malin e Zi”, ka thënë Bushi.
Medon Berisha që po luan në Serie A te Lecce, është nga Kosova, por që fillimisht e kishte filluar me Shqipërinë U19 dhe U20, për të kaluar te Kosova U21 në qershor të vitit 2022, por papritmas vetëm disa muaj një zgjedhje që u tha se buroi nga zemra, ndryshoi dhe tashmë është mësuar që ai la Kosovën për shiritin e kapitenit të premtuar nga trajneri Bushi. 20-vjeçari ka bërë gjashtë paraqitje në këtë sezon të Serie A-së, teksa u paraqit edhe një herë në Kupë të Italisë.